Rizgjohet Taulant Seferi, i cili shënon dy gola në kampionatin ukrainas me ekipin e tij Voskla Poltava.
Sulmuesi i Kombëtares realizoi në minutën e 6-të, ndërkohë që 10 minuta më vonë, ishte sërish ish-bomberi i Tiranës që gjeti rrjetën, kësaj radhe me anë të një penalltie.
Kështu Seferi shkon në kuotën e 6 golave në 15 ndeshje të luajtura, edhe pse golat e tij nuk i shmangën humbjen Vorsklës, e cila kapitulloi 2-3 ndaj Zoras, duke mbetur në mës të klasifikimit, ndërkohë që kundërshtarët kapën vendin e tretë. (A2 Televizion)