Sot Liverpool-United, dy trajnerët thirrje tifozëve: Jo kore antisportive !

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 15:23 | Futboll
Sot Liverpool-United, dy trajnerët thirrje tifozëve: Jo kore

Sot në mbrëmje, luhet ajo që konsiderohet klasikja e futbollit anglez. Livërpol pret në Anfield Manchester United në një përballje që gjithmonë ka dhuruar emocione, spektakël dhe rivalitet mes dy skuadrave.

Edhe pse këtë sezon, dy ekipet kanë një diferencë prej 10 pikësh në klasifikim, ndeshje të tilla gjithmonë luhen me të njëjtin objektiv dhe vetëm për fitore.  Në prag të takimit , të dy trajnerët Jurgen Klopp dhe Erik Ten Hag i kanë kërkuar tifozëve të mos dalin jashtë kornizave sportive duke kënduar kore për tragjeditë që kanë patur përgjatë historisë dy klubet.

“Një nga arsyet se përse rivaliteti mes Liverpool dhe Manchestet United është kaq i veçantë është sepse është kaq i ndezur dhe askush nuk dëshiron ta ndryshojë këtë. Ne e duam zhurmën dhe duam që atmosfera të jetë elektrizuese. Por ajo që nuk duam është gjithçka që shkon përtej kësaj dhe kjo ka të bëjë me disa lloje koresh që nuk kanë vend në futboll. Nëse mbajmë pasionin dhe lëmë mënjanë helmin do të ishte më mirë për të gjithë”, deklaroi trajneri gjerman i Liverpool, Klopp.

Sipas trajnerit të United ten Haag, “ne të gjithë e duam pasionin e fansave tanë kur dy skuadrat takohen, por ka disa kufij që nuk duhen kaluar. Është e papranueshme për ne që të përdoret humbja e jetëve njerëzore apo çdo tragjedi për të përfituar’’.

Aktualisht Manchester United gjendet në vendin e tretë me 49 pikë, 14 më pak se Arsenali që ka dy ndeshje më shumë të luajtura ndërsa Liverpool pozicionohet ne vendin e gjashte  me 39 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos