Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës, Meta: Vendim i vonuar, paratë t’u kthehen qytetarëve

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 14:10 | Politikë
Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës, Meta: Vendim i vonuar,

Vendim të vonuar e ka cilësuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sekuestrimin nga SPAK të inceneratorit të Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se çështja e inceneratorëve është toleruar për një kohë të gjatë nga autoritetet shqiptare.

Pa asnjë diskutim, siç kanë treguar faktet që janë paraqitura nga ana jonë, kjo është kryevepra kriminale që ka ndodhur në vendin tonë dhe që është toleruar në një kohë të gjatë. Këtë lajm të fundit e vlerësojmë të vonuar. Dua të nënvizoj se të tre çështjet, Tirane, Elbasan dhe Fier janë një çështje dhe kemi të bëjmë me një aferë të ideuar dhe implementuar nga një grup i strukturuar kriminal. Rilindja, si organizatë ka blerë 2 palë zgjedhje dhe paratë i përdori për të deformuar vullnetin e shqiptarëve dhe për të shkatërruar profesionalizmin e mediave në Shqipëri.”

E rëndësishme, sipas kreut të PL-së, është “riatdhesimi i parave të qytetarëve të Tiranës por dhe të Elbasanit e Fierit."

https://a2news.com/2023/08/01/sekuestrimi-i-inceneratorit-te-tiranes-kryemadhi-spak-ndiq-parate-do-arrish-te-peshqit-e-medhenj/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli