Koreja e Veriut mund të ketë lëshuar një raketë balistike nga një nëndetëse. Akuza vjen nga qeveria e Seulit që e dënoi këtë akt. Veprimi i Penianit erdhi vetëm disa orë pasi pranoi të ulej sërish në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor.

Zyrtarët e Koresë së Jugut thonë se raketa përshkoi 450 kilometra dhe arriti një lartësi prej 910 kilometrash përpara se të përfundonte në detin e Japonisë. Nëse konfirmohet, kjo lëvizje e Koresë komuniste mund të rikthejë sërish tensionet në rajon.
Lidhur me zhvillimet e fundit reagoi dhe Japonia që nënvizon se Peniani ka shkelur rezolutën e Kombeve të Bashkuara që i ndalon përdorimin e raketave balistike. (A2 Televizion)