I ndodhur në rrethin Arktik, në “lindjen e largët” të Rusisë, Jakutsk (Yakutsk) është një qytet që njihet për klimën e ashpër. Temperaturat më të ulëta dimërore aty zbresin mesatarisht në -38,6 gradë celsius në janar. Në shkurt 1891, është regjistruar edhe temperatura më e ulët në historinë e qytetit, -64,4 celsius.
Edhe pse dimri është i gjatë, nga tetori në maj, muajt e verës janë të ngrohtë, në disa raste me temperatura mbi 30 gradë celsius.
Por, ngrica e skajshme nuk i ka penguar banorët vendas të shëtisin në sheshin kryesor të qytetit, “Lenin”, ku ka një treg, një park lojërash dhe asnjëherë nuk mungojnë zbukurimet festive në këtë periudhë të vitit.
Në qytet, gjithashtu ka disa teatro dhe muze, ku spikat muzeu i mamuthëve, i cili mburret se ka një skelet të kafshës prehistorike thuajse të përfunduar. (A2 Televizion)