“Të gjithë po presin ambasadorin e ri”, Krasniqi: Këshilla për t’i qëndruar larg Ramës në Samitin e NATO-s

Nga A2 CNN
27 Korrik 2026, 22:14 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi tha se po pritet ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, për të parë nëse ka një ndryshim në linjën zyrtare të SHBA-ve në raport me qeverinë Rama.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Kransiqi mendon që kryeministri Rama pati një vizitë problematike në Samitin e NATO-s.

Politologu evidenton skenën ku Rama ishte vetëm dhe të gjithë liderët takoheshin, ku sipas tij ka pasur këshilla për të qëndruar larg tij.

Të gjithë janë duke pritur të vijë ambasadori amerikan për të parë nëse do të ketë një ndryshim linje zyrtare. Ai pati një vizitë problematike në Samitin NATO-s. Ajo skena ku ai ishte vetëm dhe të gjithë liderët takoheshin, nuk është zgjedhje e individit. Zakonisht në samite thuhet, duhet t’i afrohesh liderit, apo duhet t’i rrish larg liderit përkatës. Në rastin konkret këshilla duket se ka qenë që duhet të rrish larg dhe të mos kesh fotografi, dhe nuk pati fotografi. S’ka vizita të nivelit të lartë, ftesa të tjera, me përjashtim të atyre që kanë qenë para protestës", tha Krasniqi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos