“Kurth i PS për PD”, Koka për marrëveshjen e huasë: Donin që opozita të dukej kundër SHBA-ve!

Nga A2 CNN
27 Korrik 2026, 21:39 | Politikë

Gazetari Bledian Koka duke folur për marrëveshjen e huasë me SHBA-të, mendon se kemi të bëjmë me një kurth të mazhorancës në raport me opozitën.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Koka theksoi se qëllimi i PS ishte për të krijuar idenë sikur opozita është kundër SHBA-ve.

Aty ishte një kurth siç e pashë unë, për të thënë që opozita është kundër SHBA-ve. Kjo gjë duhet denoncuar. Përdorimi i raporteve me SHBA-të, që është aleati ynë strategjik, për qëllime politike….Nuk mund të jetë çdo gjë politike! Ka edhe politika limitet e veta. A po i themi ne opozitës që kur bëhet fjalë për Amerikën ti nuk mund të diskutosh. Po mirë, kjo nuk vlen edhe për mazhorancën e njëjta gjë?! Sa më shumë bëhet opozita konstruktive aq më arrogante bëhet mazhoranca. Dështoi konsensusi për Reformën Territoriale, dhe opozita e dinte këtë gjë që në gjenezë”, tha Koka.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos