Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pasditen e sotme kryeqytetit, kanë shkaktuar probleme të mëdha në të gjitha rrugët e Tiranës, disa prej të cilave janë përmbytur.
Shiu i rrëmbyeshëm, i shoqëruar me vetëtima ka shkaktuar probleme në trafikun e automjeteve, ku të gjitha akset kryesore të kryeqytetit janë bllokuar si pasojë e trafikut të automjeve, ndërsa të kaloje në këmbë ishte e pamundur.
Mësohet se moti i tillë do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku priten sërish reshje shiu të dendura e rrebeshe. (A2 Televizion)