13 ditë protestë! Incident në shesh, ndërhyjnë policia dhe garda

Nga A2 CNN
12 Qershor 2026, 19:50 | Aktualitet

Pas përfundimit të festës së 35-vjetorit të PS-së në Sheshin Italia, dhe ndërkohë që në bulevardin Dëshmorët e Kombit po protestohet me thirrje: Rama jep dorëheqjen, gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raporton në Ditarin me Andi Nurjan për përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve. Edhe pse situata është ende e paqartë shihen qytetarë që vraporjnë, ndërsa policia dhe punonjës të gardës për t’i ndarë.

“Ka incidente, ka konfrontime dhe përplasje mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë. Ka ndërhyrë policia dhe protestues duke i ndarë. Pamë qytetarë brenda protestës është e paqartë situata. Po ndërhyjnë policia dhe punonjës të gardës për t’i ndarë, ndërsa shihen qytetarë që po vrapojnë dhe po largohen në drejtim të presidencës”, raporton gazetari igli Çelmeta.

A2 CNN mëson se një qytetar është shoqëruar nga policia, pasi protestuesit pretendonin se i provokoi dhe prandaj situata u tensionua.

A2 CNN mëson se personi qe shihet në foton e mëposhtme i shoqëruar edhe me qen, ka nxitur incidentin në protestë, duke ofenduar protestuesit në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Sipas policisë dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos