Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër mblodhi në Pallatin e Kongreseve dhjetëra kompani vendase e të huaja që po udhëheqin tranzicionin drejt zhvillimeve më të qëndrueshme.
Në qendër të aktivitetit ishte Potenciali i Investimeve të Qendrueshme në Tregun e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri, ku u diskutua për domosdoshmërinë e standardeve të gjelbra.
Gjatë fjalës së saj, CEO e Balfin Real Estate, Ledia Telhai, theksoi se BRE bën një para zgjedhje dhe paravlerësim të projekteve të portofolit të saj, duke udhëhequr në këtë mënyrë tregun drejt një filozofie të re ndërtimi, ku prioritet është ndikimi pozitiv dhe afatgjatë në komunitet dhe mjedis.
Balfin Real Estate, me projekte si Green Coast, Vlora Marina dhe Belvedere Korça, mishëron filozofinë “Smart. Green. Sustainable.” Këto zhvillime përdorin materiale ekologjike, zgjidhje që kursejnë energji dhe teknologji të avancuara që garantojnë komoditet dhe harmoni me natyrën.
Me këtë vizion, Balfin Real Estate po forcon nga dita në ditë rolin si lider në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme, duke promovuar ndërtimin e gjelbër dhe investimet me vlerë të qëndrueshme për shoqërinë. (A2 Televizion)