Duhet të zhyten në baltë për të shkuar në shtëpi apo për të dërguar fëmijët në shkollë. Ky është realiteti që përjetojnë prej dekadash banorët e fshatit Varibop në bashkinë e Fierit.
Ata shprehen se i kanë kërkuar me dhjetëra herë pushtetit lokal që të investojë në përmirësimin e kushteve të kësaj rruge, por deri më tani asgjë konkrete nuk është bërë, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, nga bashkia e Fierit, jashtë kamerave, pohojnë se kjo rrugë është planifikuar të asfaltohet dhe se janë ende në proces tenderimi. (A2 Televizion)