Borë deri në 30 cm dhe stuhi, vështirësitë dhe problemet nga moti në qarkun e Elbasanit

Nga Belinda Ruçaj
13 Janar 2025, 09:44 | Aktualitet

Borë deri në 30 cm dhe stuhi, vështirësitë dhe

Reshjet intensive të dëborës dhe stuhitë e fuqishme gjatë natës kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim në zonat malore të rrethit të Gramshit. Në fshatin Rovje, trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 centimetra, ndërsa në disa segmente rrugore, për shkak të vortekseve, ajo ka kaluar deri në 2 metra.

Edhe aksi Librazhd- Qafë Thanë ka pasur reshje të dendura të borës, çka vështirësoi lëvizjen e mjeteve. Ndërhyrja e borëpastrueses dhe Policisë rrugore të vendosur në pikat kyçe lehtësoi qarkullimin dhe ndihmuan qytetarët të vendosnin zinxhirët. Asnjë mjet nuk u lejua të kalonte pa goma dimërore apo zinxhirë.

Aksi rrugor që lidh rrethin e Gramshit me zonën e Mokrës në Pogradec aktualisht është i bllokuar dhe i pakalueshëm. Deri tani nuk raportohet për automjete të mbetura në rrugë, por udhëtarët këshillohen të shmangin këtë drejtim deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Ndërkohë

Autoritetet dhe banorët lokalë apelojnë për ndërhyrje urgjente për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit në zonë. Ndërsa Gjinar-Zavalinë kalohet vetëm me zinxhirë.

Informacion mbi situatën në qarkun Elbasan

Që prej mbrëmjes së djeshme në qarkun Elbasan janë ndërprerë reshjet e shiut dhe dëborës. Nga informacionet e marra nga bashkitë e qarkut Elbasan rezulton se:

Akset rrugore nacionale janë të gjitha të hapura për qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktuese kane punuar që në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Por në disa segmente mund të ketë prani akulli në rrugë. Rekomandohet që mjetet të lëvizin me goma dimërore.

Akset rurale në Bashkinë Elbasan janë me probleme në tre Nj.A Labinot Mal, Gracen dhe Funare. Trashësia e dëborës në këto akse arrin nga 10-20cm. Në Labinot Mal si pasoje e erës trashësia në disa segmente arrin rreth 1m. Në këto akse ka edhe prani akulli.

Në bashkinë Gramsh rrugët që lidhin Nj.A  Lenie, Kukur e Porocan me fshatrat janë të bllokuara me ngricë dhe dëborë.

Në bashkinë Librazhd kemi bllokim të qarkullimit që lidhin Nj.A  me fshatrat e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për bashkinë Prrenjas.

Për shkak të situatës dhe bllokimeve të akseve rrugore kemi ndërprerje të mësimit në shkollat në Rrajcë Skënderbe dhe Bardhaj të bashkisë Prrenjas si edhe 2 shkolla në Nj.A Orenje të Bashkisë Librazhd.

Përsa i përket furnizimit me energji elektrike kemi ndërprerje në shume njësi administrative. Në Librazhd kemi ndërprerje në fshatrat e Nj.A Stebleve Polis dhe Lunik. Në bashkinë Gramsh kemi ndërprerje në një pjesë të bashkisë dhe disa fshatra të Nj.A Tunje, Kushove e Lenie. Në bashkinë Cërrik ndërprerje të energjisë në një pjesë të Nj.A Mollas. Në bashkinë Elbasan kemi ndërprerje në disa fshatra të Nj.A Gracen e Funare e Tregan. Në bashkinë Peqin në Nj.A Përparim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos