Drejtori i Paraburgimit të Vlorës, Engjëllush Avdulaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, këtë të premte.
Avdulaj ka paraqitur sot dorëheqjen e tij përmes një letre drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Ministrit të Drejtësisë, por ende janë të paqarta arsyet që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.
Sakaq, sipas burimeve, në këtë detyrë ai do të zëvendësohet nga Edmond Lekaj.
Lekaj më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve publike.
(A2 Televizion)