Ergys Verdho ikën nga KESH, emërohet në krye të Hekurudhës Shqiptare

Nga Marjo Brakaj
13 Mars 2024, 20:31 | Aktualitet

Ergys Verdho ikën nga KESH, emërohet në krye të

Ergys Verdho është emëruar në krye të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare duke zëvendësuar në këtë detyrë Gentjan Likon.

Pozicionin e tij në krye të Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare e ka marrë Erlind Sulo. Të dyja emërimet janë firmosur ditën e sotme, konfirmohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ergys Verdho e mori drejtimin e KESH në qershor të vitit 2021, pasi u largua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos