“Etja” për elektricistë mbush kurset profesionale

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
22 Mars 2024, 16:05 | Aktualitet

Orientimi i të rinjve drejt profesioneve që garantojnë dhe kanë kërkesa të larta për punësim duket se po jep efektet e veta. Deklarata e zv.kryeministres pak kohë më parë për urinë që ka vendi për elektricistë, ka ngjallur interesin e të rinjve.

Në qendrën e formimit profesional në Elbasan, drejtuesit janë përballur me një kërkesë të menjëhershme të të rinjve në kursin e elektricistit.

Nga ana tjetër, kursantët që kanë zgjedhur këtë kurs shprehen se shpresojnë të qëndrojnë në vend, duke parë edhe kërkesat që ka vendi për këtë profesion.

Qendra e formimit profesional në Elbasan, përveç kursit për elektricistë, ka nisur edhe kursin e instalimit dhe mirëmbajtjes së paneleve fotovoltaike, kurs i cili gjithashtu ka kërkesa të shumta nga të rinjtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos