Gazetari i A2 CNN vlerësohet me çmimin e BE-së

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 16:06 | Aktualitet

Gazetari i A2 CNN vlerësohet me çmimin e BE-së

Gazetari i A2 CNN Anesti Barjamemaj ka marrë çmimin e parë të Bashkimit Europian për hetimin për krimin mjedisor në landfillin e Sharrës, duke ekspozuar derdhjet e mbetjeve toksike në lumin Erzen.

Ky çmim u nda me gazetarin e BIRN, Vladimir Karaj, që ishte bashkëautor në këtë hulumtim. Në shkrimin e tyre të botuar te Reporter.al dhe Zërin e Amerikës, theksohet se “kompania koncesionare që menaxhon landfillin e Sharrës në Tiranë nuk i trajton ujërat e ndotura që dalin nga dekompozimi i mbetjeve urbane, por i shkarkon ato në lumin Erzen, duke shkaktuar sipas ekspertëve pasoja afatgjata për mjedisin dhe komunitetin e zonës”.

Vendin e dytë e siguroi Ola Xama nga Reporter.al, për zbulimin e rolit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës në projektin e diskutueshëm të inceneratorit të Tiranës.

Vendi i tretë shkoi për Geri Emiri, Aida Ciro dhe Aleksandar Dimitrievski nga Amfora.al për punën e tyre duke theksuar sfidat me të cilat përballen fermerët ballkanikë në aksesin në fondet IPARD të BE-së.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos