Gërdeci, Mediu: Shkëlzen Berisha nuk ka asnjë lidhje me mua në këtë proces

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 10:28 | Aktualitet

Gërdeci, Mediu: Shkëlzen Berisha nuk ka asnjë lidhje me mua

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur pas seancës së të mërkurës në gjykatë për çështjen Gërdeci, ku sot dëshmoi Shkëlzen Berisha.

Mediu theksoi se Shkëlzen Berisha nuk ka asnjë lidhje me të në këtë proces të rihapur. Ai u shpreh se kjo është një lojë tërësisht mediatike.

“Ky proces gjyqësor, në mënyrën si po e zhvillon prokuroria, duke thirrur dëshmitarë që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen, po e kthen këtë proces në një proces alogjik. Kjo është një lojë tërësisht mediatike. Jo vetëm e ka hapur në mënyrë të paligjshme, por nuk ka interes t’i shkojë të vërtetës deri në fund.

Është e domosdoshme që të thirren të gjithë dëshmitarët edhe ata që nuk ndodhen brenda vendit. Kodi i procedurës i jep të drejtën për të mos folur atyre që janë të dënuar. Unë i kërkoj të tregojnë të vërtetën mbi Gërdecin. Duhen të thirren autoritetet ushtarake.

Shkëlzen Berisha nuk ka asnjë lidhje me Fatmir Mediun në raport me këtë proces. Këto janë insinuata të qëllimshme që janë ngritur”, tha Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos