GJKKO vendos më 17 Prill për Vangjush Dakon

Nga Armand Bajrami
12 Prill 2024, 17:04 | Aktualitet

GJKKO vendos më 17 Prill për Vangjush Dakon

Më 17 Prill do të vendoset fati i ish-kryebashkiakut Vangjush Dakos. GJJKO ka vendosur që në këtë datë të merret vendimi nëse dosja e tij do kalojë ose jo për gjykim.

A2 CNN mëson se gjatë seancës palët kanë debatuar mbi përfundimet e një akt-ekspertimi të ri të kryer për të vlerësuar dëmin e shkaktuar gjatë procedurës prokuruese të projektimit të një shëtitoreje buzë detit në Durrës.

Akt ekspertimi i ri u krye me urdhër të gjykatës, e cila ktheu dosjen për plotësim të hetimit, ndërsa SPAK pretendonte se nën drejtimin e Dakos Bashkia Durrës kishte shpenzuar një vlerë shumë fish më të lartë se tregu, duke shkaktuar 18 mln lekë dëm. Sipas akt-ekspertimit të ri, dëmi financiar ishte në vlerën e 6.2 mln lekëve.

Avokatët mbrojtës dhe të pandehurit, përfshi ish-kryebashkiakun, kanë pretenduar pasaktësi në akt ekspertim dhe mungesë të njohurive të nevojshme nga ekspertët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos