Ish-kryebashkiaku i Lezhës, edhe i dënuar nga GJKKO, edhe i liruar, si doli nga amnistia Fran Frrokaj

Nga Armand Bajrami
24 Prill 2024, 17:38 | Aktualitet

Mes gati 800 personave që lanë pas krahëve qelitë e burgut për shkak të amnistisë spikati ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Ndonëse ka një vendim fajësie me burg nga Gjykata e Posaçme, ish-zyrtari qëndronte pas hekurave të burgut të Reçit prej tetorit të vitit 2022, në zbatim të një dënimi me 3 vjet burg nga Gjykata e Apelit Shkodër për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe të “tjetërsimit të pronave”.  

“Shnet dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

Mbarësi në familjet e tyre, gjithë të mirat! I pyetur për ditët e burgut, ish-kryebashkiaku uroi të mos i provojë askush.  

“Të kenë shëndet ata dhe familjet e tyre! Kaq! Por nga ana tjetër, ndonëse la burgun, ish-kryebashkiaku Frrokaj nuk i ka shpëtuar hijes së tij.

Në 1 mars 2024 ai u shpall i fajtor nga Gjykata e Posaçme për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 1 vit e 4 muaj burg.

Ky vendim ende nuk ka marrë formë të prerë dhe në këtë çështje Frrokaj është hetuar nga SPAK e më pas gjykuar në GJKKO, pa masë sigurie.

Për këtë arsye ky vendim i Gjykatës së Posaçme, nuk e pengoi Frrokajn të përfitojë nga amnistia, ndonëse është ish-zyrtar i lartë i dënuar nga GJKKO.

Por nga ana tjetër, nëse vendimi i Shkallës së Parë, mbetet i pa ndryshuar në Apel, ish-kryebashkiakut të Lezhës do t’i duhet të rikthehet në burg.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos