Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK merr të pandehur mjekun me 1 milion euro pasuri

Nga Armand Bajrami
8 Shkurt 2024, 16:15 | Aktualitet

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur mjekun kardiokirurg, Edvin Prifti, për akuzën e "korrupsionit" dhe "pastrimit të parave".

Priftit iu komunikua akuza gjatë ditës së sotme teksa ishte në SPAK në shoqërinë e avokatit të tij Henrik Ligori.

Hetimi ndaj Priftit nisi pas përgjimeve të kryera për llogari të një hetimi që çoi në burg ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku.

Më pas SPAK ngriti dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Gjatë hetimit SPAK ka vënë në sekuestro gati 1 milionë euro të tij, të gjetura në disa llogari bankare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli