Korça “e sëmurë nga zemra”, çdo ditë humb jetën një person nga ataku kardiak

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
7 Shkurt 2024, 15:06 | Aktualitet

Gjatë vitit të kaluar, referuar të dhënave zyrtare të spitalit rajonal të Korçës, rezulton se ka pasur një shtim të ndjeshëm të pacientëve me probleme kardiake, përfshi edhe ato akute.

E llogaritur me numrin e popullsisë, rajoni i Korçës rezulton me numrin më të lartë të pacientëve dhe vdekjeve me probleme kardiake.

Mjekja rendit edhe disa nga shkaqet që sjellin kaq shumë probleme kardiake te pacientët. Vetëm dy ditë më parë, në Korçë u regjistrua vdekja më e fundit nga arresti kardiak, ku humbi jetën në hyrjen e pallatit të tij një 47-vjeçar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos