Refuzimi i vaksinës së fruthit, prindërit e spostojnë edhe me rekomandimet e mjekëve

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
7 Shkurt 2024, 14:47 | Aktualitet

Frika e prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre në moshën 1 vjeç për vaksinën kundër fruthit, në disa raste ka ardhur e rekomanduar edhe nga mjekët, brenda sistemit të shëndetësisë.

Shefja e epidemiologjisë në Elbasan, tregon se refuzimi ose spostimi i kësaj vaksine ka ardhur edhe nga rekomandimet e mjekëve të familjes apo mjekët pediatër.

Fatmirësisht, në Elbasan situata e fruthit paraqitet e qetë dhe ende nuk ka asnjë rast të konstatuar apo dyshuar. Ndërsa shpërthimet në Tiranë dhe Durrës duket se kanë ndërgjegjësuar prindërit, të cilët po vaksinojnë fëmijët e tyre me dozat e para dhe të dyta të vaksinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos