Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për të ashpërsuar dënimin ndaj Arbër Sulës, efektivit të policisë të fajësuar për vrasjen e Jurgen Dukës. Në Shkallën e Parë, Sula u dënua me 10 vjet burg për "vrasje me dashje", dënim që u ul në 6 vjet e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Prokuroria ankimoi vendimin, duke kërkuar dënimin e tij me 16 vite burg. Apeli ka vendosur të mos pranojë ankimin e prokurorisë, për shkak se është bërë përtej afateve ligjore.
Dënimi ishte ankimuar edhe nga vetë i pandehuri, por më vonë ai ka hequr dorë.
Vrasja e Dukës ndodhi në 14 dhjetor 2021 në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë pas një konflikti të çastit për radhën në një market. (A2 Televizion)