Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin tonë.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, raportohet se lëkundjet kanë qenë të një magnitude prej 3.6 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 19 kilometra në verilindje të Elbasanit dhe 4 kilometra në jugperëndim të Librazhdit.
Thellësia e lëkundjeve është shënuar në 15 kilometra thellësi.
Paraprakisht, nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale. (A2 Televizion)