Kriza e krahut të punës, në qarkun e Fierit u punësuan 600 të huaj vetëm në një vit

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
21 Janar 2025, 15:13 | Aktualitet

Punëtorët e huaj për të plotësuar nevojat e biznesit në vendin tonë tashmë janë një realitet. Vetëm në qarkun e Fierit, Agjencia Kombëtare e Punësimit ka regjistruar plot 600 punëtorë të huaj që kanë ardhur dhe kanë nisur punën në biznese të ndryshme të këtij qarku.

A2 CNN kontaktoi disa prej këtyre punëtorëve të huaj të ardhur nga India, të cilët shprehin opinionet e tyre për eksperiencën që po kalojnë në vendin tonë. “Kam rreth 7 muaj që kam ardhur në Shqipëri. Është një shtet i mirë, me njerëz të mirë, pronari është një njeri i mirë. Jam i kënaqur”, shprehet një prej tyre.

“Kam gati një vit që jam këtu. Është një jetë më e mirë dhe pagat janë më të mira se në Indi”, thotë një tjetër.

Sakaq, edhe pronarët shqiptarë ndihen të kënaqur me punëtorët e huaj, si dhe me seriozitetin e agjencive që i sjellin.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit në qarkun e Fierit, edhe për vitin 2025, kërkesat për punëtorë të huaj shkojnë në rreth 600, dhe interesi është i lartë te shtetasit nga India, Pakistani dhe Kurdistani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos