Largohet ambasadori italian: Jemi krah Shqipërisë, pavarësisht qeverive

Nga A2 CNN
10 Janar 2025, 15:16 | Aktualitet

Largohet ambasadori italian: Jemi krah Shqipërisë, pavarësisht

Italia do të qëndrojë krah Shqipërisë, pavarësisht se kush është në qeveri. Ky ishte mesazhi i ambasadorit italian në vendin tonë, Farizio Bucci, i cili largohet pas mbylljes së mandatit 5-vjeçar.

“Situata politike në Shqipëri është konflitkuale. Pas pak muajsh janë zgjedhjet parlamentare dhe uroj që fushata elektorale të jetë e bazuar në fakte dhe programe. Pasi shqiptarët janë të interesuar për programet e partive politike dhe se çfarë ofrojnë ato për të përmirësuar jetët e tyre.

Ne respektojmë dinamikat e brendshme të politikës shqiptare dhe i takon kësaj të fundit të vendosë. Ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria do të mbetet një partner i rëndësishëm për Italinë. Është një marrëdhënie e gjatë që do të zgjasë dhe Italia do të jetë në krah të Shqipërisë pavarësisht qeverive që do të jenë në krye të vendit”.

Bucci foli nga Gjirokastra, ku u nderua me titullin qytetar nderi nga bashkia e Gjirokastrës. Sipas tij, Italia do të jetë përkrah Shqipërisë pavarësisht qeverive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos