Mungon 1/3 e gjyqtarëve, Gjykata e Elbasanit mbart nga viti i kaluar 5 mijë dosje

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
10 Janar 2025, 12:36 | Aktualitet

Gjykata e juridiksionit të përgjithshëm të Elbasanit, e cila mbulon 8 bashki të qarkut, përfshirë edhe atë të Lushnjes, po përballet me vështirësi sa i takon përballimit të fluksit të dosjeve, në kushtet kur edhe trupa e gjyqtarëve është e reduktuar. Kjo ngarkesë është reflektuar edhe në numrin e dosjeve që kjo gjykatë është detyruar të mbartë nga viti i kaluar.

Në morinë e dosjeve të mbartura, numri më i madh e zënë çështjet civile. Dhe kjo problematikë nuk ka të bëjë vetëm me ngarkesën e gjyqtarëve, por edhe me cilësinë e vendimeve gjyqësore, duke bërë që nga një çështje civile të lindin ngjarje që kthehen në çështje penale, shkruan A2 CNN.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Elbasanit, u apelon institucioneve të drejtësisë që të plotësojnë sa më parë gjykatën me numrin e nevojshëm të gjyqtarëve, pasi edhe nëse drejtësia jepet me vonesë, ajo konsiderohet si një e drejtë e mohuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos