
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës.
Sipas informacioneve të A2 CNN, mjeti i përfshirë në aksident është një furgon i linjës së Beratit, i cili po udhëtonte nga Berati drejt Tiranës.
Sipas drejtuesit të Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, mjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Burime paraprake bëjnë me dije se shoferi mund të ketë pësuar një atak kardiak pak minuta para ngjarjes fatale, çka dyshohet të ketë sjellë humbjen e kontrollit të automjetit dhe daljen nga rruga.
Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim. Ky lajm po përditësohet minutë pas minute me informacionet më të fundit nga A2CNN.
https://www.youtube.com/live/HMP16NkGdds?si=b5UVAmBq_Sc6DAFl
(A2 Televizion)