Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Manja dorëzon në Kryeministri projektin përfundimtar të Amnistisë Penale: Përfitojnë 620 të dënuar

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 14:59 | Aktualitet

Manja dorëzon në Kryeministri projektin përfundimtar të

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja ka dorëzuar ditën e sotme në Kryeministri projektin përfundimtar të Amnistisë Penale. Në fjalën e tij, Manja tha se do të rritet numri i përfituesve.

“Ju bëjmë me dije se ditën e sotme, date 30.11.2023, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kryeministri versionin përfundimtar të Amnistisë, ku janë reflektuar dhe rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme. Në versionin përfundimtar preken vendimet deri në date 30.11.2023, duke e përafruar numrin e përfituesve rreth 620 të dënuar.

Kemi reflektuar rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke e bërë një amnisti dhe më të plotë, nga e cila do të përfitojnë 620 të dënuar" - theksoi Ministri Manja.

Në draft është parashikuar që të pushojë ndjekja penale për pjesën me të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vite burg. Nga ana tjetër, përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë të dënuarit burra dhe gra, si edhe të miturit që nuk janë pjesë e amnistisë. Këtu përjashtohen të dënuarit me burgim të përjetshëm, të dënuarve për vrasje ose ato që janë subjekt i SPAK.

Pas kalimit në Parlament, ku kërkon 84 vota pro, ligji “për dhënie amnistie” është parashikuar t’i fillojë efektet 15 ditë pas botimit në fletore zyrtare. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli