Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

Aksident në Shkodër-Lezhë, makina përplas për vdekje 68-vjeçarin, shoferi i paidentifikuar

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 10:31 | Aktualitet

Aksident në Shkodër-Lezhë, makina përplas për vdekje

Një aksident rrugor është regjistruar në mesnatë, ku një person ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, ku një makinë ka përplasur një këmbësor, për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen. Viktima është identifikuar si M. P. 68 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë.

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka identifikuar shoferin.

"Shkodër/Informacion paraprak

Rreth mesnatës, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin M. P. (këmbësor), 68 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli