Pas krerëve të shtetit, në Varrezat e Dëshmorëve shkoi edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ish-presidenti u shfaq krah bashkëpunëtorëve të tij në Partinë e Lirisë, pa aleatin e tij kryesor Sali Berisha. Kjo sepse edhe këtë herë opozita mungoi në festime, pasi i qëndron besnike 28 nëntorit si edhe ditën e Çlirimit të vendit.
Meta vendosi kurorë me lule në monumentin Nëna Shqipëri dhe kreu homazhe për Dëshmorët e Atdheut, pa bërë asnjë deklaratë për mediat, ndryshe nga Berisha dje që u betua para memorialit të Ismail Qemalit që “do e paketojnë Ramën në Beograd". (A2 Televizion)