I braktisur nga shteti dhe njerëzit, Drizari i harruar

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 12:17 | Aktualitet

E hapur më shumë se një shekull më parë, shkolla e Drizarit në Mallakastër sot është e braktisur.

Godina që dikur priste me qindra nxënës, sot në ditët më të mira numëron deri në 6 nxënës të klasave të ndryshme. Braktisja ka lënë gjurmë kudo në fshat dhe në banesat që dikur strehonin familje me shumë anëtarë.

Ky fshat që dikur mbante të angazhuar me punë dhe të ardhura disa qindra banorë sot numëron vetëm disa dhjetëra prej tyre.

Bujqësia nuk sjell më të ardhura as për të mbijetuar për ata pak banorë që kanë mbetur. Rikthimi i jetës së dikurshme në këtë fshat duket mision i pamundur për sa kohë njerëzit nuk kanë dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë as shërbimet dhe të ardhurat elementare për të jetuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos