Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

“Shkopinj në rrota” integrimit të Shqipërisë, Osmani: Athina e shqetësuar për një non-paper që flet për Shqipëri të madhe

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 20:04 | Aktualitet

Çështja Beleri po merr gjithnjë e më tepër rëndësi pasi po përdoret nga Athina zyrtare për qëllimet e saj si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme.

I ftuar në “Ditari” në A2 CNN pasditen e së mërkurës, Kreshnik Osmani, njohës marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se këto sjellje të Athinës janë në fakt të pritshme.

“Greqia po bën atë që duhet të bëjë nga këndvështrimi i saj. Athina zyrtare po ndjek me kujdes zhvillimet e mëdha ndërkombëtare, tronditjet gjeopolitike që mund të prekin Ballkanin, Europën Juglindore...”

Sipas tij, Greqisë nuk i intereson Beleri. Ky i fundit, siç shprehet Osmani, është thjesht një mjet për të vënë në zbatim planit e fqinjit tonë për të rritur ndikimin në jugun e Shqipërisë.

“Synimi është ndikimi i saj në jugun e Shqipërisë. Greqizimi i Himariës dhe shtrirja e influencës së saj në jug të Shqipërisë. Athina ngulte këmbë që Beleri të ishte në Himarë, ishte greqizimi i Himarës. Nëse minoriteti grek arrin të përbëjë 20% e banorëve, ata marrin flamurin, gjuhën...”

Megjithatë, Osmani thekson se beteja e Athinës për t’i vënë Shqipërisë në rrota në procesin e integrimit, ka nisur e humbur.

“Më 18 dhjetor, Greqia do të votojë pro Shqipërisë, nuk e ndalon dot integrimin. Është i Mitsotakis tërhequr por po bën betejë. Po rrit stekën.” 

Kreshnik Osmani përmend po ashtu një non paper që thuhet se ka dalë nga Sllovenia dhe flet për një Kroaci të madhe, Serbi të madhe dhe Shqipëri të madhe, për të cilin shpjegon se Greqia është në dijeni dhe se “është sikletosur.”

“Edi Rama e ka pranuar që është njoftuar nga zyrtarë sllovene për ekzistencën e këtij nonpaperi edhe pse qeveria sllovene e ka mohuar ekzistencën e një dokumenti të tillë.”

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare shpjegon se nëse pritet ndryshim i status quo-së në rajon, edhe Athina mund të prezantojë pretendimet e saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani