Meshë lutjeje për shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos në Korçë

Nga Artin Halili
10 Janar 2025, 17:15 | Aktualitet

Meshë lutjeje për shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Besimtarët e shumtë ortodokse në qytetin e Korçës pasditen e sotme janë bërë pjesë e meshës së lutjeve për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në një nga spitalet e Greqisë.

Mesha është celebruar nga mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës, Hirësia e Tij Imzot Joan Pelushi. Ai  gjatë meshës është lutur për shërimin e Kryepeshkopit, ashtu siç janë lutur dhe klerikët e tjerë e besimtarët e shumtë. që u bënë pjesë në këtë meshën në katedralen "Ringjallja e Krishtit" në Korçë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos