Fermerë të fushës së Maliqit kanë protestuar në sallën e Këshillit Bashkiak lidhur me përmbytjet që u kanë ndodhur në mënyrë të përsëritur dhe për faktin se asnjëherë nuk kanë marrë as dëmshpërblime dhe as zgjidhje për situatën që vazhdon të përsëritet.
Fermerët, si dhe anëtarët e opozitës në këshill, kanë akuzuar anëtarët e mazhorancës se kanë bojkotuar mbledhjen dhe nuk kanë denjuar të dëgjojnë shqetësimet e tyre.
Ndërsa kryetari i Këshillit Bashkiak u ka deklaruar fermerëve se ekziston një premtim i kryeministrit për dëmshpërblim. (A2 Televizion)