Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. A2 CNN mëson se zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës, i cili siç duket edhe nga pamjet është nën pushtetin e flakëve.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët, shkruan A2.
Policia sqaron se zjarri ka rënë rreth orës 18:30, në katin e dytë të Komisariatit, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, përcjell A2.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)