Korani, peshku i veçantë i Pogradecit tashmë është vështirë të gjendet. Kjo për faktin se vera e nxehtë ka bërë që peshku të zhytet në thellësi për të gjetur temperatura më të freskëta, e për pasojë ka ndikuar në rënien e sasisë së gjuetisë. Kjo ka sjellë dhe rritje të çmimit të këtij peshku në restorantet e Pogradecit.
Temperaturat e larta të kësaj vere kanë ndikuar në sasinë e gjuetisë së koranit në Pogradec. Kjo pasi në kërkim të ujërave më të ftohta peshku i rrallë shkon në thellësitë e liqenit. Por edhe kërkesa e lartë për këtë lloj peshku, ka bërë që çmimi të rritet, shkruan A2.
Eduart Likollari, pronar i një prej restoranteve që operon buzë liqenit të Ohrit shprehet se për shkak të rritjes së çmimit nga peshkatarët kanë qenë të detyruar dhe ata të rritin çmimin e tavave aq të kërkuara të Koranit.
Vitin e kaluar një kilogram koran ka kushtuar në treg 2000 lekë të reja, ndërkohë që këtë vit ka shkuar nga 3000-3500 lek te reja. (A2 Televizion)