Qyteti i Vlorës u zgjua këtë të shtunë nën ujë pas reshjeve të dendura të një dite më parë. Problem vijon të jetë mungesa e energjisë elektrike, teksa dëmet materiale janë të shumta.
Një ditë më parë situata në këtë qytet ishte alarmante për shkak të reshjeve të dendura të shiut, daljes jashtë kontrollit të kanalit të ujërave të larta dhe përmbytjeve në shumë lagje.
Për këtë arsye u evakuuan mbi 30 familje, ndërsa banorët mbetën pa ujë dhe pa drita. Problem kanë qenë dhe bllokimi i rrugëve për shkak të rrëshqitjes se dherave.
Rruga që lidh Vlorën me Kaninën dhe Orikumin është e bllokuar. Shkak është bërë rënia e një masivi dherash në bypass duke e bllokuar rrugën dhe qarkullimin. (A2 Televizion)