Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Përmeti i bukur, por i varfër, në treg gjen më shumë shitës sesa blerës

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 11:45 | Aktualitet

Përmeti i bukur, por i varfër, në treg gjen më shumë

Kemi gjithçka përveç detit, është slogani që fton turistët të vizitojnë qytetin e Përmetit. Por bujaria e natyrës duket se nuk mjafton për qytetarët e Përmetit, të cilët kanë ulur ndjeshëm shpenzimet edhe për ushqimet e përditshme.

Në tregun industrial dhe ushqimor të qytetit, gjen më shumë tregtarë, nëse mund t’i quajmë të tillë, që shesin sesa qytetarë që blejnë. Këta të fundit, ankohen se çmimet janë shumë të larta dhe të papërballushme për ta.

Nga ana tjetër, edhe tregtarët e ndjejnë rënien e fuqisë blerëse. Listat e borxhlinjve i gjen edhe në furrat e bukës. Ndërsa tregtarët në tregun ushqimor, tregojnë se u shkon edhe java pa nxjerrë asnjë fitim.

Kjo situatë ekonomike ka shtuar edhe më shumë braktisjen e qytetit, nga personat e aftë për punë, të cilët migrojnë drejt qyteteve më të mëdha, si dhe drejt kryeqytetit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi