Rama në Itali, Kepi: S’është entuziazmi si në Athinë! Takim për një votë më shumë

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 19:51 | Aktualitet

Rama në Itali, Kepi: S’është entuziazmi si në

Takimin e kryeministrit Edi Rama me Diasporën në Itali, për gazetaren Alba Kepi është thjesht nisje e fushatës elektorale 2025. Në një intervistë në Ditarin e Pasdites me Bruna Çifligun, Kepi tha se në Itali nuk ndihet entuziazmi që u pa në takimin e Athinës, kjo për shkak se emigrantët aty janë të zhgënjyer nga politika në Shqipëri.

“Nuk ndjehet ai lloj entuziazmi si në Athinë, emigrantët shqiptarë në Itali nuk kanë shumë besim te politika shqiptare, dhe këtë e them pa asnjë lloj rezeve, si të majtë dhe të djathtë. Unë e shoh si një nisje e fushatës elektorale, si një ftesë e Ramës për të krijuar lidhjet e tij për një votë më shumë”, tha Kepi.

Ky takim, për gazetaren shqiptare që jeton në Itali, duhet të shërbejë edhe si një kambanë alarmi edhe për opozitën.

“Duhet të jetë një sinjal alarmi dhe për opozitën që nëse do të ketë një rezultat duhet të ketë një lloj organizimi edhe më efikas”, tha ajo.

Për A2 CNN, gazetarja dha detaje mbi takimin, nisur që nga artistët që do të performojnë, deri tek vendi i përzgjedhur. Për këtë të fundit, Kepi kishte kritika, pasi sipas saj, nuk është vend përfaqësues i rrugëtimit të shqiptarëve.

“Është vënë në dispozicion dhe një portal prenotimi për të marrë pjesë në këtë takim, do jenë Alban Skënderaj, Artiola Toska, Noizy, Anxhela Peristeri. Emri i portalit është Diaspora në Itali, por menaxhohet në qeveria në Tiranë. Mund të jenë rreth 5000 persona. Rama ka zgjedhur këtë vend sepse në Lombardi është komuniteti më i madh i shqiptarëve në Itali, mendoj që nuk është një vend përfaqësues për emigracionin shqiptar në Itali, duhet të kishte zgjedhur Barin, ose Puglia, vendi ku kanë mbërritur gomonet apo anijet e para me emigrantët shqiptarë, ose Romën, si një vend simbol për t’i dhënë dinjitet më shumë emigrantëve”, përfundoi Kepi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos