Fermerët e drithërave në juglindje të vendit po i rikthehen metodave të lashta të bërit tregti.
Mungesa e tregut, cmimi i ulët dhe mbështetja thuajse e papërfillshme nga shteti ka bërë që edhe kultivuesit e mëdhenj të drithërave të vihen në vështirësi serioze.
Një prej tyre a2 e ka takuar në bashkinë e Maliqit Sinkron Fuat Orhani, i pyetur per subvencionet, fermeri të tregon në pak fjali realitetin që ai përjeton vit pas viti dhe sezon pas sezoni.
Në të njëten linjë janë edhe fermerët që përpiqen të mbijetojnë qindra kilometra larg Maliqit, në Ceprat të Vlorës.
Ata shprehen se edhe në botë nëse nuk do të ishte ndihma e shtetit, bujqësia do të shkonte drejt falimentit.
Subvencionet e pamjaftueshme dhe në të njëjtën kohë mungesa e legjislacionit për sigurimin e kulturave bujqësore nga faktorët meterologjike mbeten dy nga shqetësimet kryesore të fermerëve në vendin tonë. (A2 Televizion)