Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “ 29 Nëntori” në Fier.
Menjëherë të alarmuar fqinjët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por rruga e ngushtë ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Burimet paraprake bëjnë me dije për A2 CNN se të zotët e shtëpisë 30 minuta para se të përfshihej nga flakët ishin larguar nga banesa. Para se të niseshin për në punë ata dyshohet se kanë harruar sobën ndezur. Sakaq nga zjarri rezulton se janë djegur orenditë e sallonit. (A2 Televizion)