Shqipëria pa adresë, projektligji ri, gjobë për kryebashkiakët që nuk emërtojnë rrugët e banesat

Nga A2 CNN
27 Tetor 2023, 15:31 | Aktualitet

Vendi vijon të vuajë mungesën e një sistemit të saktë adresash. Ndonëse në letër ky proces duhet të kishte përfunduar 7 vite më parë, edhe një herë legjislacioni shqiptar provoi se nga e thëna në të bërë mbeten dy realitete të ndryshme.

Shkaktarë të këtij problemi qeveria sheh të zgjedhurit vendorë.

Të paktën, kjo është ajo që del nga nisma e re e propozuar nga Ministria e Brendshme, ku parashikon gjoba prej 100 mijë lekësh për kryetarët e bashkive për çdo zonë të njësive vendore që qeverisin, në të cilën nuk ka përfunduar procesi i adresimit.

Sipas kësaj dispozite, hiqet sanksioni administrativ ndaj personave përgjegjës në seksionet dhe zyrat e urbanistikës të njësive të vetëqeverisjes vendore. Sanksionet do të aplikohen drejtpërdrejt ndaj kryetarit të bashkisë.”

Kësisoj, nëse më parë, gjoba vendosej te zyrtarët e urbanistikës, tashmë kjo përgjegjësi do të transferohet drejtpërdrejt te kryetarët e njësive vendore.

Krahas kësaj, projektligji parashikon gjithashtu se në zonat me komunitete minoritare, emërtesat e rrugëve do të bëhen në dy gjuhë si përmbushje e rekomandimeve e Komitetit Këshillues për Mbrojtjen e Minoriteteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos