
Është çelur në Tiranë edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar “Bread & Heart”, një aktivitet që mbledh mbi 600 arkitektë, urbanistë dhe profesionistë nga Europa, Azia dhe Amerika. Festivali synon të shërbejë si platformë për shkëmbim eksperiencash dhe diskutime mbi zhvillimin urban, social dhe të qëndrueshëm.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, u duk se përcolli disa mesazhe Zvërnecin dhe kundërshtitë mbi këtë projekt. Kreu i qeverisë theksoi rolin e arkitekturës si një instrument që shkon përtej ndërtimit të objekteve fizike, duke ndikuar mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe bashkëjetojnë dhe duke vënë në dukje rëndësinë e gjetjes së ekuilibrit mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës.
“Arsyeja përse ndihem i përulur që Pier është këtu është sepse përfaqëson një nga praktikat më të shkëlqyera në botën e sotme por arsyeja pse nuk dua që ta duartrokisni është ky “inati” që kam, që ajo që do bëja dot unë e beri një zhvillues, solli këtu Pierin. Dhe është e jashtëzakonshme sepse kur ju trembem zhvilluesve dhe dua t’ju them, dëgjo nuk e ndërtoni dot këtë projekt, është e pamundur. Ju them, mundeni por në sillni këtu Ricardo Bofill ndjesë pastë, më sillni këtu “Herzog & de Meuron”, dhe pa gjejeni, këta janë njerëzit që s’janë përgjigjur asnjëherë emaile-ve të mia.
Dhe pastaj shoh foto të këtyre njerëzve që shkojnë atje vetëm se janë të detyruar të shkojnë dhe bëjnë “selfie” me këto figura të shkëlqyera me të cilat kam ëndërruar t’i shoh drejtpërdrejtë, personalisht.
Është e jashtëzakonshme e gjitha kjo, për këtë por edhe për zhvilluesit. Është diçka që ka të bëjë me të punuar me ta, por edhe me zbutjen e tyre, t’i përdoresh ata, por gjithashtu edhe të janë në vendet ku duhet të përdoren si duhen dhe në mes të kësaj natyra, në mes të kësaj janë ato parcelat, trualli që duhet ndërtuar siç e quani, ka shumë gjëra të tjera që lidhen me to”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)