
Një i ri në Elbasan ka thyer arrestin e shtëpisë dhe është konfliktuar me një 36-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku mësohet se i riu E. C., ishte në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", por ka shkelur ligjin. Pas arrestimit, policia zbuloi se i riu duhet të ishte në shtëpi, pasi ndaj tij ishte caktuar një masë sigurimi “Arrest në shtëpi”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. C., 28 vjeç, banues në Elbasan. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dalë nga banesa, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe në rrugën "Lef Nosi", ishte konfliktuar fizikisht me shtetasin M. P., 36 vjeç, banues në Elbasan”, njofton policia. (A2 Televizion)