Një incident është raportuar nga Gjirokastra kur mbeten edhe më pak se 20 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit. Policia e qarkut jugor njofton se prej zyrtarëve të KZAZ-së së fshatit Grapsh të Dropullit është denoncuar zhdukja e vulës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin”, njofton policia.
Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Gjirokastërs, për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)