Zjarret në Bashkinë e Fierit, reparti zjarrfikës kërkon investime dhe personel

Nga Gazment Janku
28 Tetor 2023, 13:11 | Aktualitet

Zjarret që përfshinë në sezonin veror qindra hektarë në Bashkinë e Fierit shënuan një rast të paprecedentë, si për nga numri i vatrave, ashtu edhe sa i takon intensitetit dhe sipërfaqeve të përshkuara nga zjarret.

Si e tillë, situata nuk mund të përballohej vetëm nga zjarrfikësit e Fierit. Por, nga ana tjetër, kjo situatë tregoi edhe një herë nevojën për rritjen e investimeve, mjeteve si dhe personelit të repartit zjarrfikës.

Në shumicën e rasteve, zjarret janë shkaktuar nga pakujdesia e fermerëve apo pronarëve të tokave, të cilët në tentativë për të djegur mbetjet në arat dhe oborret e tyre, u ka dalë zjarri jashtë kontrollit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos