Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

4.2 mld euro nga turistët, çdo i huaj që hyri në 2023 shpenzoi mesatarisht 398 euro

Nga A2 CNN
25 Mars 2024, 18:17 | Ekonomi

Turistët që vizituan Shqipërinë vitin e shkuar shpenzuan gati 4.2 miliardë euro. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e të huajave gjatë 2023-shit u zgjeruan me mbi 1.3 miliardë euro në krahasim me 2022-shin. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.

“Ishte e pritshme. Ka shkuar në linjë me shifrën e turistëve. Patëm rekord si në vizitorë, ashtu edhe në ndikim ekonomik. Kjo të paktën bazuar te të dhënat e Bankës së Shqipërisë”, tha ekspertja Flora Xhamani Baba.

Në linjë të ngjashme kanë shkuar edhe shpenzimet e shqiptarëve që preferuan t’i kalonin jashtë pushimet, të cilat arritën në mbi 2.3 miliardë euro. Në raport me 2022-shin, shpenzimet e shqiptarëve për pushime u rritën me 564 milionë euro apo gati 40 për qind.  

“Ndikoi rritja e çmimeve. Ku ato rriten, ato mbesin të përballueshme për të huajt, por jo për ne. Gjithashtu shtimi i linjave “low cost” ka pasur kontributin e vetë në këtë ecuri”, shton ekspertja.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se mesatarisht çdo turist i huaj kanë shpenzuar 398.3 euro për pushime në vend gjatë vitit të shkuar. Nga ana tjetër, çdo shqiptar që i kaloi jashtë pushimet gjatë 2023-shit rezulton të ketë harxhuar 337.6 euro.

“Këtë vit duhet të rrisim cilësinë e shërbimit. Jemi ende larg turizmit elitar. Këto nivele shpenzimesh nuk janë asgjë.”

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar Shqipërinë e vizituan mbi 10.1 milionë të huaj, pjesa më e madhe e tyre nga Kosova, Italia, Maqedonia e Veriut, Greqia, dhe Britania e Madhe. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli