Qeveria ka një plan se si mund ta zbusë varfërinë në 6 vitet e ardhshme. Sipas Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale deri në vitin 2030, në funksion të këtij plani do të vihen 233 miliardë lekë.
“Nevoja për t’ju drejtuar me një strategji, qeverisë i lind sepse kur të dalin statistikat zyrtare numri i popullsisë së varfër do të shohim që ky nivel do të jetë rritur,” shprehet Suzana Guxholli, eksperte e ekonomisë.
Ndalur në zërat kryesor, buxheti për strategjinë do të ndahet në dy drejtime, duke përfshirë dhe sektorë të veçantë.
Për zbutjen e varfërisë, strategjia do të përqendrohet te ndihma financiare e personave në nevojë, reforma për fushën me aftësi të kufizuar, hartimi i programeve për fëmijët në nevojë. Ndërsa përtej varfërisë pjesa e mbetur do të shkojë për decentralizimi e shërbimeve të kujdesit social, zgjerimin e personelit për këto sektor, deinstitucionalizmi e shërbimeve të kujdesit rezidencial.
“Familje të cilat nuk kanë mundësi pune dhe gjenerime të ardhurash për të plotësuar nevojat bazike të tyre. Në mënyrë që mos të bien në nivelin e varfërisë të llogaritet minimum jetik. I largohemi edhe Evropës.”
Është 9% e popullsisë përfituese nga programi i ndihmës ekonomike sipas strategjisë, 64,000 familje në vitin 2022 me 226.530 individë anëtarë. (A2 Televizion)