Optimizmi gati në eufori për një vit edhe më të mirë, justifikuar nga pritshmëritë për mikëpritur 14 milionë të huaj po nxit bizneset në këtë sektor të investojnë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia e re për të kryen investime në akomodim dhe ushqim arriti në 631.7 milionë lekë, dyfish më e lartë se në po të njëjtin muaj të një viti më parë.
“Duke marrë shkas nga viti i kaluar, që patëm mbi 10.5 milionë turistë, për të ofruar një shërbim, paketë dhe për të diversifikuar ofertën po merret kredi. Ka shumë optimizëm ndaj edhe po investohet”, tha Fiorida Zani, operatore turistike.
Turizmin e konsideron bast të sigurt edhe Fiorinda, duke besuar se veçse i sigurt, kthimi i investimi është i shpejt. Por ka diçka që atë e pengon të ndërmarrë këtë hap.
“Kemi vite që planifikojmë, por si fillim për shkak të pandemisë e tani nga mungesa e fuqisë punëtore jemi stepur. Nuk ka njerëz. Kanë ikur jashtë.”
Për t’i dhënë një tjetër hov sektorit që po udhëheq rritjen ekonomike vitet e fundit, aktorë nga ky treg pësojnë se ashtu si bujqësia, edhe turizmi duhet të mbështet me subvencione.
“E aplikon Maqedonia e Veriut për të mos shkuar te shtet e tjera. Është një formë e kthimit pas të ca parave që shteti i gjeneron nga turizmi. Sigurisht kundrejt plotësimit të dokumentacioneve dhe kushteve të tjera.”
Pas rekordit të shënuar vitin e shkuar, i mbarë ka nisur edhe ky vit në drejtim të turizmit. Vetëm në dy muajt e parë të vitit vendin e kanë vizituar mbi 1 milionë të huaj. (A2 Televizion)